Main navigation

Terre Promesse. Performance urbana
Adrian Paci

Ky workshop erdhi si një bashkëpunim mes shkollës së teatrit “Paolo Grassi” në Milano dhe Universitetit “Luigj Gurakuqi” i mbështetur nga Art House, Instituti Italian i Kulturës, Qendra Rinore Arka, nën drejtimin e Adrian Pacit. Në të u përfshinë artistë të rinj shqiptarë dhe italian që përdorin artin si një mjet për të ndërtuar dialog ndërkulturor mes komuniteteve. Gjatë kësaj faze, pjesëmarrësit realizuan një performancë në territorin urban duke e përdorur atë si tematikë dhe si skenë, duke krijuar momente ballafaqimi mes komuniteteve të ndryshme në një dialog me qytetin.