Main navigation

About Art House

Art House lind nga dëshira me ba bashkë eksperiencën e shpisë si vend ku njerëzit rrinë afër njeni tjetrit e ndajnë kohën dhe hapsinen e tyne intime, me eksperiencen e artit si nevojë e njeriut me i dhanë shprehje e formë përjetimeve të veta.
Ky vend kërkon me kenë nji pikë ku familja i hapet komunitetit e ku komuniteti i qytetit të vogël pasunohet nga prezenca e kontributeve që vijnë nga bota e madhe, pa e humbë përjetimin intim dhe natyrën miqësore të marrëdhanies mes njerëzve.
Na nuk e shohim artin si dekoracion as për muret e vilave luksoze e as për sallat e pushtetit, por si nji hapsinë ku marrin formë vizionet krijuese e mendimi vital.
Art House nuk asht nji tempull ku arti adhurohet, por nji laborator ku arti vehet në diskutim prandaj shpresojmë që ky vend të kthehet në nji pikë ku gjallon mendimi e ku kultura nuk asht thjesht akumulim librash, por eksperiencë e gjallë njerëzore.