Main navigation

EKRANI I ARTIT 2017

“Lo schermo dell’arte” është një festival ndërkombëtar i filmit i cili organizohet që nga 2008 në qytetin e Firences në bashkëpunim me institucione kulturore, qendra për artin, akademi, universitete italiane e ndërkombëtare. I lindur si një projekt që kërkon të promovojë lidhjet mes artit bashkëkohor dhe kinemasë, në të prezantohen çdo vit filma, dokumentarë mbi artin bashkëkohor të shoqëruar me instalacione video, takime me artistë e kuratorë, rezidenca për artistë ndërkombëtarë, produksione dhe shpërndarje të filmave. “Ekrani i Artit” solli në Shkodër një përzgjedhje të filmave të shfaqur në Firence ndër vite. Të ftuarit e veçantë për prezantimin e festivalit ishin Silvia Lucchesi, drejtoreshë e “Lo schermo dell’arte” dhe Leonardo Bigazzi, kurator i projektit VISIO.

Filmat e përzgjedhur:

“1395 Days without Red”- Anri Sala, Shqipëri, 2011,50’

“Damien Hirst: Thoughts, Work, Life”- Chris King, Britani e Madhe, 2012, 37′

“Meeting with Olafur Eliason”- Marco Del Fiol, Brazil, 2011, 27′

“Meret Oppenheim ou le Surréalisme au féminin” Daniela Schmidt-Langels, Gjermani, 2013, 56′

“Turning the Art world Inside Out” – Jack Cocker, Britani e Madhe, 2013,70′

“William Kentridge: Anything is Possible”- Susan Sollins, Charles Atlas, SHBA, 2010, 54′