Main navigation

Ekrani i Artit 2022

Edicioni i pestë i “Ekrani i Artit” bëri bashkë filmin me dokumentarë mbi artin, video artin,
ekspozita, takime dhe performanca muzikore duke bërë të mundur krijimin e një rrjeti
bashkëpunimi e pikëtakimi mes aktorëve vendas e skenës ndërkombëtare të artit.
I konceptuar si dialog me hapësirat dhe institucionet e tjera të qytetit, ndër ta Teatri Migjeni,
Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, Galeria e Arteve, Muzeu Historik, Vendi i Dëshmisë
dhe Kujtesës, Bed Station Corner, Qendra Rinore Arka dhe projeksionet buzë liqenit, edhe në
këtë organizim u vijua tradita e shfaqjes së filmave nëpër oborret e familjeve shkodrane,
shoqëruar me performancat e muzikantit Robert Bisha.
Një hapësirë e veçantë iu kushtua artistes së mirënjohur italiane Maria Lai përmes ekspozitës
“Kordelja e Kaltër” në Art House, shfaqja së filmit “Sulle traccie di Marie Lai” (2019) në dialog me
regjisoren Maddalena Bregani si dhe prezantimin e punimeve të nxënësve të tre shkollave
shqiptare dhe italiane, frymëzuar nga vetë artistja.
Netët e projektimeve do të mbyllen me një Video Mapping në fasadën e Katedrales së
Shkodrës, të realizuar nga artisti Lek M. Gjeloshi.

Projekti u mbështet nga Bashkia Shkodër, Ministria e Kulturës, Lo schermo dell’arte, Videoart at
Midnight, Ambasciata Italiane në Tiranë, Instituti Italian i Kulturës, Archivio Storico Istituto Luce
Cinecittà, Mrizi i Zanave Agroturizëm.