Main navigation

RISCHA PATERLINI

Rischa Paterlini është një kuratore italiane, e cila kuron që prej vitit 2003 koleksionin e artit modern dhe bashkëkohor të avokatit italian Giuseppe Iannaccone. Paterlini e përshkruan këtë
koleksioni si: “një mbajtës tregimesh, një pasqyrë e botës dhe një dokument i jashtëzakonshëm i së tashmes që nuk përfshin vetëm artistët italianë, por edhe ato ndërkombëtare”. Që nga viti 2015 ajo është kuratore e IN PRATICA. I mbështetur nga Giuseppe Iannaccone, ky projekt organizohet brenda firmës së tij ligjore, ku vepra nga artistë të panjohur prej publikut ekspozohen dhe dialogojnë me koleksionin permanent. Për IN PRATICA Paterlini ka redaktuar katalogët dedikuar Davide Monaldit; Luca De Levas dhe Andrea Romanos (botuar nga Mousse Publishing). Në vitin 2010 ajo botoi “Una caccia amorosa. Arte italiana tra le due guerre nella collezione Giuseppe Iannaccone” dhe në vitin 2017 bashkëkuroi librin “Italia 1920-1945”, “Una nuova figurazione e il racconto del sé” (të botuar nga Skira). Po këtë vit, Paterlini është marrë me botimin e katalogut të artistit Piero Guccione që shoqëron ekspozitën e mbajtur në Castellabate (Itali). Në vitin 2017 ka redaktuar botimet e Trienales së Milanos dhe Fondacionit Bergamasco Credito në Bergamo, dedikuar koleksionit të artit italian të periudhës midis dy luftërave të Giuseppe Iannaccone.