Main navigation

Johan Pousette

Drejtor i Iapsis, komiteti i granteve i artit suedez, një program ndërkombëtar për artistë vizualë dhe të dizajnit; ai është koordinator për artin bashkëkohor në Riksutställningar, agjensia suedeze e ekspozitave e cila merret me zhvillimin dhe përhapjen e artit bashkëkohor në Suedi. Ka punuar për shumë vite si drejtor, kurator dhe drejtues projektesh. Nga 2001-2007 ka qenë drejtor i Qendrës Artistike të Balltikut në Visby; ka një eksperiencë të gjerë në programe rezidenciale për artistë vizualë dhe të dizajnit, kombëtar dhe ndërkombëtar. Ka zhvilluar programe të reja rezidenciale në vendet nordike dhe balltike për Këshillin e Ministrave të Vendeve Nordike. Ka qenë anëtar bordi i Res Artis, një rrjet global rezidencash artistike dhe është anëtar i një grupi ndërkombëtar këshilltarësh për Trans Cultural Exchange në Boston, SHBA. Si kurator i pavarur ka bashkëkuruar Göteborg International Biennial for Contemporary Art, What a wonderful world (2009) dhe Sallonin e 51-të të Tetorit (2010) në Beograd, së bashku me Celia Prado.