Main navigation

Helene Larsson Pousette

Kuratore në Muzeun Historik të Suedisë në Stockholm i cili fokusohet në marrëdhënien mes artit bashkëkohor dhe performancës, historisë dhe memories si dhe rolin e muzeve në historinë bashkëkohore. Më përpara ka qenë drejtuese e departamentit të aktiviteteve kulturore në Institutin Suedez.
Që nga viti 2009 e deri më 2012, ka qenë atashe kulturore në Ambasadën e Suedisë në Serbi ku ka punuar me diplomacinë publike dhe ndërtimin e marrëdhënieve e shkëmbimeve afatgjata mes artit e kulturës bashkëkohore. Aty ka marrë pjesë në shumë projekte si Muzeu i Zhvillimit në Serbi, programi rezidencial Create in Residence dhe ka themeluar grupin ETC që më vonë është shndërruar në Creative Mentorship program. Për shumë vite ka qenë kuratore e ekspozitave itinerante në Muzeun Historik të Suedisë duke ndërtuar marrëdhënie multidisiplinore që kombinojnë trashëgiminë kulturore me artin bashkëkohor. Helene ka qenë gjithashtu edhe anëtare bordi e ICOM-it suedez, ICEE – International Council of Exhibition Exchange dhe The Swedish Arts Grants Committee. Aktualisht është anëtare bordi e programit Creative Mentorship dhe përfaqëson Suedinën në International Holocaust Remembrance Alliance (IHRA). Është lektore, autore e shumë artikujve dhe redaktore e publikimit This is not a Report – Cultural Exchange Sweden/Serbia 2009-2012 dhe The Museum as Forum and Actor (2010). Ka kryer studimet universitare në Etnologji dhe praktika e saj përqendrohet kryesisht në trajtimeve e tematikave më delikate të shoqërisë bashkëkohore.