Main navigation

FLAKA HALITI

Flaka Haliti (1982, Kosovë) jeton e punon mes Prishtinës, Vjenës dhe Mynihut. Nga 2008-2013 studioi në Städelschule Frankfurt am Main. Në vitin 2013 mori pjesë në programin e doktoraturave të Akademisë së Arteve të Bukura, Vjenë. Puna e saj është shfaqur në shumë ekspozita vetjake dhe në grup e këtu mund të përmendim përfaqësimin e Kosovës në Bienalen e 56-të të Kosovës, Bienalen e 6-të të Moskës, MUMOK-Museum of Modern Art; MUSAC, Muzeu i Artit Bashkëkohor, Castilla;Muzeu i Artit Bashkëkohor ZKM, Kunsthale Vjenë, Weltkulturen Museum Frankfurt; Galeria Kombëtare e Kosovës, Bienalja e parë e Brukselit, Haus der Kulturen der Welt, Berlin; Portikus. Është fituese e çmimeve: Arsviva Prize 2015/2016, Berlin; Villa Romana 2016, Florence; Muslim Mulliqi Edicioni X (2014) Galeria Kombëtare e Kosovës; Henkel Art Award 54th October Salon (2013), Feminist Approach Award, Beograd.