Main navigation

EMILY JACIR

Emily Jacir (1972, Palestinë) është një artiste dhe regjizore palestineze, e cila prek tema që lidhen me transformimin, çështjet e përkthimit, rezistencën dhe heshtjen e rrëfimeve historike. Puna e saj heton lëvizjen personale dhe kolektive përmes hapësirës publike dhe implikimet e saj në përvojën fizike dhe sociale në hapësirën dhe kohën transmesdhetare. Jacir është fituese e disa çmimeve, duke përfshirë këtu edhe Luanin e Artë në Bienalen e 52-të të Venecias (2007); çmimin Prince Claus (2007); Hugo Boss (2008); dhe Herb Alpert (2011). Veprat e Jacir kanë qenë pjesë e ekspozitave kolektive të rëndësishme ndërkombëtare, duke përfshirë Muzeun e Artit Modern, Nju Jork; Muzeu i Artit Modern të San Franciskos (SFMOMA); Fondacioni Sandretto Re Rebaudengo, Torino; DOKUMENTA (13) (2012); Bienalja e Venecias (2005, 2007, 2009, 2011 dhe 2013); Bienalja e 29-të të San Paulos, Brazil (2010); Bienalja e 15-të e Sidneit (2006); Sharjah Bienalja 7 (2005); Bienalja e Muzeut Whitney (2004); dhe Bienalja e 8-të e Stambollit (2003). Ndër ekspozitat e fundit të artistes përmendim ato në Muzeun Irlandez të Artit Modern, (Dublin, 2016); Galeria Whitechapel, (Londër, 2015); Darat il Funun, Amman (2014-2015); Qendra e Arteve në Bejrut (2010); Muzeu Guggenheim, Nju Jork (2009).