Main navigation

EDI MUKA

Edi MUKA (1969, Shqipëri) është kurator dhe kritik arti. Ai ka qenë drejtor i Bienales së Tiranës, bashkëthemelues dhe kurator i Tirana Institute of Contemporary Art (TICA) si dhe kurator e drejtor artistik (së bashku me Joa Ljungberg) i Bienales së Artit Bashkëkohor në Göteborg. Muka ka qenë drejtor i Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë në vitin 1999 dhe kurator në Galerinë Kombëtare të Arteve Tiranë nga 2001-2006. Edi Muka ka kuruar shumë ekspozita në Tiranë, Milano, Berlin, Stockholm, Tel Aviv, New York, nga ku mund të përmendim edhe ekspozitën e pavijonit shqiptar në edicionin e 48-të të Bienales së Venecias (1999). Ai shkruan vazhdimisht në revista dhe katalogë ndërkombëtarë të artit bashkëkohor si Perpjekja, PamorArt, FlashArt, Springerin, Camera Austria, Manifesta Journal, Frieze.