Main navigation

CORRADO GUGLIOTTA

Corrado Gugliotta ka lindur në Ragusa në Sicili. Gjithmonë ka qenë shumë i lidhur me vendin ku ai lindi dhe u rrit e pas diplomimit në Shkenca Sociale, në vitin 2007 vendosi të hapë një galeri arti në Modica quajtur Laveronica, duke e përuruar me një ekspozitë personale të artistes së re italo-libiane Adelita Husni-Bey.

Projekti i Galerisë shpejt u bë qendra e karrierës së tij në punë dhe në jetë.

Gjatë viteve ka organizuar ekspozita, performanca, konferenca, shfaqje teatrale, projeksione filmash dhe duke pasur parasysh vendndodhjen gjeografike të galerisë, ka ftuar në Modica artistë të ndryshëm nga vendet e Mesdheut: Kroacia, Qipro, Izraeli, Libia, Libani, Shqipëria, Franca dhe natyrisht Italia.

Gjithmonë ka qenë i interesuar për projektet që kalojnë kufijtë e sistemit të artit dhe ka pasur mundësinë të bashkëpunojë me shkrimtarë, filozofë, sociologë, muzikantë, trupa teatrore, aktivistë politikë, shoqatat dhe organizatat jofitimprurëse.
Me galerinë e tij ka marrë, ndër të tjera, këto çmime prestigjioze në Artissima 18  çmimin New Entries Guido Carbone dhe në Art Brussels 2015 il Karen Renders Prize në seksionin e të rinjve.