Main navigation

CHIARALICE RIZZI / ALESSANDRO LAITA

Chiaralice Rizzi dhe Alessandro Laita kanë studiuar për arte vizuale në IUAV, Venecia. Nga 2010-2015, kanë punuar në të njëjtin fakultet me Lewis Baltz dhe Adrian Paci, si asistentë profesorë. Praktika e tyre zhvillohet rreth tematikës së peizazhit, kujtesës, përfaqësimit dhe investigimit të mundësive që përfshihen në “gjërat” që përcaktojnë dhe e bëjnë botën të hapur e njëkohësisht të panjohur, duke iu çasur vendit ku emrat dhe gjërat bëhen bashkë dhe hapin potencialin e së kaluarës tonë të bashkëndarë. Puna e tyre qëndron në reflektimin mbi fenomenin e pranishëm duke sfiduar edhe idenë e fotografisë si vërtetësi. Në 2016-ën, kanë fituar çmimin Lewis Baltz Research Fund dhe kanë publikuar librin e tyre të parë me MACK (London). Janë fitues të disa bursave të studimit dhe rezidencave artistike në Venecia (Fondazione Bevilacqua La Masa – Itali), Winterthur (Villa Straüli – Zvicër), YADDO (Saratoga Springs – SHBA), Citè Internationale des Arts (Paris – Francë). Jetojnë mes Milanos dhe Venecias.