Main navigation

ANGELA VETTESE

Angela Vettese është historiane e kritike arti. Ajo ka qenë presidente e  Fondacionit Bevilacqua La Masa  dhe drejtoreshë e kurseve master për Artet Pamore dhe Modën pranë Departamentit të Kulturës të Projektit në Universitetin IUAV të Venecias. Ajo ka dhënë mësim në Akademinë e Arteve të Bukura në Milano, Bergamo dhe Venezia si dhe në Universitetin Bocconi në Milano. Që nga viti 2016 është drejtoreshë artistike e Arta Fiera në Bolonja.

Nga viti 1995 në 2004, ajo ishte kuratore në Fondazione Antonio Ratti në Komo dhe nga 2005 në 2009, drejtoreshë e Galerisë së Arteve të Modenas. Në vitin 2009 ka qenë presidente e jurisë së Bienales së Venecias.

Ka botuar tekste të ndryshme në italisht dhe spanjisht, si Capire l’arte contemporanea (Torino, 1996/2006/2013), Artisti si diventa Roma (1998), Si fa con tutto (Roma Bari 2010 e 2012), Arte contemporanea tra mercato e nuovi linguaggi (Bologna 2012), Art as a Thinking Process (me Mara Ambrozic, Frankfurt 2013).

Në vitin 2009 ka qenë presidente e jurisë së Bienales së Venecias. Që nga viti 1986 shkruan për suplementin “Domenica” de Il Sole 24 Ore. Ka pasur funksionin e përgjegjëses për kulturën dhe zhvillimin e turizmit në qytetin e Venecias nga viti 2013 deri në vitin 2014.