Main navigation

Ekspozita “Shtatë Fotografë Shqiptarë. Një rezidencë.”

Në përfundim të edicionit të tretë të Art House School, hapësirat e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” dhe Art House  i hapen grupit artistëve pjesëmarrës në këtë rezidencë. Ekspozita, e kuruar nga François Cheval, vjen si një moment njohjeje me skenën artistike bashkëkohore shqiptare duke sjellë kërkimet individuale të Abi Shehu, Bib Frrokaj, Elton Gllava, Erdiola Mustafaj, Erjola Zhuka, Marlin Dedaj, Orestia Kapidani.