Main navigation

ART HOUSE SCHOOL 2017

Një grup prej dhjetë artistësh të rinj që kanë qenë aktivë vitet e fundit në skenën shqiptare, u ftuan të merrnin pjesë në një proces bashkëndarjeje të dijeve, praktikave dhe eksperiencave të ndërsjellta mbi artin. Pjesëmarrës ishin Silva Agostini, Bora Baboçi, Fatlum Doçi, Lek M. Gjeloshi, Jetmir Idrizi, Iva Lulashi, Alket Frashëri, Remijon Pronja, Alketa Ramaj e Stefano Romano. Një grup kuratorësh dhe artistësh ndërkombëtarë si Adam Budak, kurator drejtues i Muzeut të Artit në Pragë, Rischa Paterlini, kuratore e koleksionit Iannaccone në Milano, artistet Yael Bartana dhe Emily Jacir, kuratori Tommaso Sacchi, u ftuan të dialogonin me pjesëmarrësit. “Art House School” pat si mentorë Zef Pacin e Adrian Pacin dhe u koordinua nga Tea Çuni.